TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari i shquar, Artan Hoxha, i kthyer nga pushimet i relaksuar, është përballur me disa ngjarje tronditëse në fushën e tij të ekspertizës televizive.
Me këtë rast, i gjendur përpara këtyre fakteve, ai ka shpjeguar në disa televizione, me kërkesën e vetë moderatorëve, se si përgatiten minat, nga vijnë ato, si vendosen poshtë makinave të fatzinjve dhe si jepet komanda e shpërthimit.
Më i habitur nga të gjitha shpjegimet e dhëna, ka qenë Fevziu, i cili i ka kërkuar me insistim gazetarit Hoxha, që të tregojë me detaje, procesin e vështirë të vendosjes së eksplozivëve.
Pas kësaj kërkese, Artan Hoxha qetësisht, ka shpjeguar që mina është e pajisur me magnet dhe vendoset shumë kollaj, poshtë makinave, për punë sekondash.
- Pse, kaq e vogël, sa një fletë qenka mina?! - pyeti Fevziu i shastisur.
- Ja sa një telefon, - shpjegoi me kompetencë Hoxha, duke treguar telefonin e vet.
Një shpjegim më të detajuar dhe më të qartësuar edhe për hilet që bëhen në ndërtimin e minave, gazetari Hoxha ka dhënë për Endri Xhafon e Abc News.
Por, me gjithë shpjegimet profesionale tek Xhafo, në fund të emisioneve, shikueshmëri shumë më të madhe, siç dihet botërisht, mori Fevzo, ngaqë, si zakonisht, bëri pyetje që i kuptojnë edhe foshnjat në barkun e nënës, si përshembull: Ju mendoni që është vendosur sot? Si vendoset kjo në parking në mes të ditës?! Pse sa është mina? etj, etj pyetje plotësuese.
Për t'u ndriçuar më gjerësisht, ndiqni shkurtimisht leksionet për minat, që Artan Hoxha ka dhënë në "Opinion" dhe në "Abc News", respektivisht për Fevzon dhe Endri Xhafon!
/TPZ.al/Tej e këtej/
VIDEO:
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/09/video-1600346390.mp4"][/video]
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/09/video-1600348435.mp4"][/video]