TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky koronavirus, i përzierë me ankthin e madh të zgjedhjeve amerikane, me rezultatin e tej vonuar, përfundimisht po e çmend njeriun e ditëve të sotme.
Dhe pikërisht sot, ndodhi ajo që askush nuk e priste dhe nuk e kishte menduar kurrë.
Gazetari i njohur, Çim Peka, fill pas shpalljes së Biden president i SHBA-ve, i dha "Trampizmit" një goditje fatale, në një mënyrë oportuniste, që nuk është në natyrën e tij dhe i ka shkuar për shtat deri sot, vetëm zotni Edi Ramës.
Përmes një statusi të publikuar në orët e vona të pasdites, Çimi ynë, "i dha duart" Donald Trampit, sikur të kishte qenë një hiçmosgjë dhe jo president i SHBA-ve.
- Unë kam qenë kundër Bidenit kandidat, jo kundër Bidenit president! - shkroi gazetari Çim Peka dhe të gjithë ngelën me gojë hapur.
Në fund të statusit, Çim ynë, me një gjuhë alegorike, i shkeli syrin Edi Ramës, nëpërmjet frazës "Edi më kupton!!".
I çuditur tej mase nga ky akt i lartë tradhëtie i zotni Çimi Pekës, por edhe nga fraza e fundit për Ramën, korrespodenti i rubrikës "Tej e Këtej", për të marrë një sqarim më të qartë për këtë problem, i'u drejtua vetë zotni Andi Bejtes (kolegu i Çimit), me pyetjet:
- Ç'mendoni për tradhëtinë e zotit Peka, ndaj zotit Trump dhe ç'mendoni për alegorinë, "Rama më kupton"?
- Ç'të të them zoti korrespodent?! - filloi përgjigjen Bejtja. Nuk di ç'të të them vërtet në këtë kohë të vështirë që jetojmë! Diçka thashë para dy ditësh, i'a thashë vetë Çimit përballë, "Trampizmi" do të vdesë i thashë, por trapizmi nuk vdes kurrë...
PS. Më poshtë, lexojeni edhe njëherë statusin e shkurtër të Pekës për Biden, që tregon tradhëtinë ndaj Trampit dhe alegorinë me Ramën! Njëkohësisht, merrni masa të tradhëtoni sa më parë Trampin, se edhe Fatmir Mediu e kreu menjëherë këtë akt, në të njëjtin televizion. Në fund të fundit, nuk ka pse të shtyhet jeta me humbësin...
/TPZ.al/ Tej e Këtej/