TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duket që koronavirusi i përzier me ankthin e zgjedhjeve amerikane, e ka trazuar shumë mendjen njerëzore.
Orët e fundit, diva shqiptaro-amerikane, Bleona Qerreti dhe divi shkodrano-amerikan, Rik Ndoci, lëshuan thirrjet e fundit, në formë lutje, që shqiptarët të votojnë për president të SHBA-ve, Donald Trumpin dhe jo Joe Biden.
Të dy thirrjet, janë bërë në dy televizione të ndryshme shqiptare, që janë fqinje me njëri tjetrin nga pikëpamja territorialo-ideologjike, specifikisht TV Klan dhe Abc News.
Arsyeja e parë, përse duhet të fitojë Trumpi dhe jo Biden, është e njëjtë edhe tek diva edhe tek divi dhe është e lidhur me faktin se nëse fiton Biden, sipas divëve, Kina e madhe popullore e rrëmben Amerikën në gjirin e vet.
- Nëse Biden fiton, Amerikën e merr Kina, - deklaruan pak a shumë, Bleona dhe Riku.
Arsyeja e dytë, që paraqesin divi dhe diva, është se, nëse fiton Biden, në Amerikë do të instalohet socializmi sorosian, njëlloj si regjimi i Enver Hoxhës në Shqipëri dhe Bleona me Rikun, do të detyrohen të kthehen në atdhe, nën regjimin demokratik të Edi Ramës.
PS. Të nderuar lexues, arsyet dhe nën-arsyet e tjera, që mendojnë diva Bleona dhe divi Rik Ndoci, se përse duhet të fitojë patjetër Donald Trump, mund t'i ndiqni më poshtë, në dy videot përkatëse të tyre! Shikim të këndshëm!
/TPZ.al/ Tej e Këtej/
VIDEO: Bleona Qerreti
VIDEO: Frederik Ndoci