AKTUALITET, 26 October 2026, 22:58

“Nga kardiologu te guvernatori”/ Gazetarja nga Presheva tregon katër emrat favoritë për kryeministër në Serbi

“Nga kardiologu te guvernatori”/ Gazetarja nga Presheva tregon

Ardita Behluli, gazetare nga Presheva, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus bëri një kronologji të betejës së studentëve serbë deri te zgjedhjet e djeshme kur Lista e tyre fitoi shumicën duke nxjerrrë në opozitë Vuçiçin pas 14 viteve në pushtet.

Ajo u shpreh se tashmë janë 4 kandidatë më favorit për kryeministër.

“Lista Studentore doli e para fituese. Rezultatet na tregojnë se Lista studentore do të jetë fituese. 

Kishte skepticizëm se një gjë të tillë do të ndodhë, duke ditur fuqinë e Vuçiç me mekanizmat shtetëore. Është bërë një pikë kthese në politikën serbe. Protestat studentore prej 2 vite e gjysmë u kthyen në një lëvizje kombëtare. Serbia ka hyrë në një fazë të re politike, varësisht çfarë do të jetë qasja e qeverisjes së re karshi Bashkimit Europian, Rusisë dhe Kinës. 

Pakënaqësia ka kaluar universitete. Do të kemi një qeverisje të re me një strukturë krejt ndryshe. 

Mendoj se studentët në mënyrë të mirëorganizuar arritën të bindin elektoratin, edhe ata që ishin në dilemë, se qeveria e Vuçiç ishte një qeveri e korruptuar, instiucionet ishin të kapura. 

Lëvizja Studentore ka përpiluar listë të përbashkët dhe kanë dashur të jenë të mirëorganizuar. 

Shqiptarët kanë fituar dy mandate, por nuk duhet të matemi vetëm me numrin e deputetëve, por të shohim çfarë mund të arrijmë për të drejtën e shqiptarëve. Përfaqësimi politik, duhet të mendojmë se krijon një mundësi për të ngritur më fort çështjen shqiptare në Parlamentin e Serbisë.

Emrat që lakohen për kryeministra, janë bartësi i listës, Ilia Srgjanoviç, një kardiolog dhe profesor universitar nga Novi Sadi, emri i dytë që lakohet për kryeministër është Dejan Shoshkiç, që ka qenë guvernatori i Bankës së Serbisë, që deklaroi se është për marrëdhënie të mira me shtetin fqinj Kroacinë, Radojmir Shojshiç, një professor universitar dhe emri i katërt që përmendet është Dejan Bodinovan, një ish-basketbollist i Serbisë”- tha Behluli.