AKTUALITET, 26 October 2026, 18:11

Protestuesit djegin fotot e Ramës dhe Vuçiçit para Kryeministrisë

Protestuesit djegin fotot e Ramës dhe Vuçiçit para

Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë, ku kanë djegur fotot e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Imazhet e dy liderëve ishin vendosur fillimisht mbi tryezën e dialogut, të vendosur përpara godinës së Kryeministrisë. Më pas, protestuesit u kanë vënë flakën fotove, në një tjetër akt simbolik të protestës së tyre.

Veprimi është zhvilluar në ditën e 14-të të protestave studentore, të cilat vijojnë të shoqërohen me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të rinjtë kundërshtojnë qëndrimin e qeverisë ndaj protestës dhe kërkojnë ndryshime, ndërsa marshimi dhe tubimi para Kryeministrisë shënojnë vijimin e revoltës studentore në kryeqytet.