AKTUALITET, 26 October 2026, 22:00

"Thyeji kokën Edi Ramës, po ç'punë ke me bizneset"/ Debat mes Demalisë dhe Qorit: PS dhe PD do të dekapitohen...

"Thyeji kokën Edi Ramës, po ç'punë ke me

Analisti Ilir Demalia ka debatuar me kreun e Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, në emisionni "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, lidhur me protestën dhe zgjidhjen e krizës në Shqipëri. 

Debati: 

Arlind Qori: Opsioni më i mirë për zgjedhje të lira dhë të ndershme, Rama jep dorëheqje dhe nis kuvendim mes partive, shoqërisë civile… 

Ilir Demalia: Po shteti si do të funksionojë? 

Arlind Qori: Është një parti që ka pranuar dështimin e vet. Në momentin që Rama jep dorëheqjen, mendoj se ai nuk do të qëndroj as kryetar i PS. 

Ilir Demalia: Këto janë të gjitha poezi politike. 

Arlind Qori: Të zmbrapsen ndryshimet kushtetuese të 2008. Të demokratizojmë Kushtetutën për ti dhënë më shume hapësirë qytetatrëve. Minimalisht duhet të ulet numri i qytetarëve firmosës për iniciativat referendare. 

Ilir Demalia: Si do ti bësh ti këto ?

Arlind Qori: Një PS dhe një PD e dekapituar, do të gjejnë forcën për të… 

Ilir Demalia: Këto janë jashtë realitetit. Ke Berishën dhe Ramën që nuk ikën. 

Arlind Qori: Nëse Rama jep dorëheqjen, defaktorizohet edhe brenda PS. 

Ilir Demalia: Nuk e jep, po të kishte halla… 

Arlind Qori: Nëse nuk e jep dorëheqjen, do të vijojë tensioni dhe përplasjet. Do të ketë ose diktaturë policore, ku po të pa në protestë të rras brenda. 

Ilir Demalia: Nuk ka diktaturë. 

Arlind Qori: Nëse ai të mban përgjegjës për akte dhunë që nuk i kryen ti, Edi Rama thotë je përgjegjës. Është cmenduri. E ka thënë. 

Ilir Demalia: Jo nuk i ndalon dot protestat, ne po hyjmë në Eurpë. Më thuaj një vend të Europes apo SHBA, që e kanë përkrahur dhunën. 

Arlind Qori: Askush nuk e përkrah dhunën. 

Ilir Demalia: Ju po, mezi prisni. 

Arlind Qori: Më ke parë mua? 

Ilir Demalia: Po policët cfarë janë? Iu ca kafka atij në Shkodër.  Rama do ikë një ditë por këtij vendi nuk po i bëni mirë. Ju ëngjëllorët që mendoni për Shqipërinë, do vini ju, do ngelin të varfër po të vërfër dhe studentët po me probleme. Meqë përmende Kennedy, ai ka thënë mos pyet cfarë bën amerika për ty, por cfarë bëni ju për amerikën. Kurse ju shkulni gurët. Çfarë ke ti me bizneset private. Thyeji kokën Edi Ramëas. 

Arlind Qori: Ti je njëlloj si Edi Rama, meqë gjuan dikush me gurë, ti thua je përgjegjës ti. 

Ilir Demalia: E përkrah ti? 

Arlind Qori: Mua spraj syve më kanë hedhur. Kolegun tim e kanë rrahur në komisariat.