AKTUALITET, 26 October 2026, 22:12

"Servil, komunist!"/ Plas keq mes Demalisë dhe Qorit, sherr në studio për protestën

"Servil, komunist!"/ Plas keq mes Demalisë dhe Qorit, sherr

Ilir Demalia dhe Arlind Qori, kanë debatuar ashpër në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus. Debati po zhvillohej për revoltën që ka shpërthyer në vend, por degjeneroi në akuza personale. 

Debati: 

Ylli Rakipi: Zoti Qori, ju e dënoni dhunën apo e quani instrument legjitim për të larguar Ramën? 

Arlind Qori: Nuk e ushtroj, predikoj dhe organizoj dhunën. Ti po më pyet nëse unë dënoj njeriun e revoltuar? Nëse dëgjoj një gjimnazist që thotë, kam vite që nuk shoh babain se është emigrant, prej varfërisë, nëse ky thyen xhamin e ministrisë, ta dënoj edhe unë këtë? Boll e ka dënuar keqqeverisja dhe maskarallëku. Del studenti dhe thotë punoj kamarier. 

Ilir Demalia: Gjithë studentët punojnë kamarierë. 

Arlind Qori: Puna është se punon kamarier edhe 10 vjet pasi ke mbaruar studimet. 

Ilir Demalia: Po si e zgjidh ti? Ty nuk të voton njeri. 

Arlind Qori: Ti je servil i Edi Ramës. Ti do vish nesër të bëhesh servili im  por unë nuk të pranoj. 

Ilir Demalia: Unë kam 35 vjet që nuk jetoj këtu. 

Arlind Qori: Foli Edi Rama për analistët që marrin para në emisione dhe nuk i deklarojnë. 

Ylli Rakipi: Jo jo nuk merr lek ai. 

Ilir Demalia: Mashtrues i ndyrë. Hajde hajde!

Arlind Qori: Po të pyes a je dhe ti që punon në të zezë? 

Ylli Rakipi: Jo nuk ka marrë asnjë lek ai. 

Ilir Demalia: Unë nuk të akuzova se je jo servil, por të them ndonjë fjalë edhe më të ndyrë. Unë një podcast që kam e kam të regjistuar me numër llogarie. E dyta, po më gjete mua dje dhe sot që kam marrë një cent nga ky shtet, nga Edi Rama, të garantoj se do të ulem midis bulevardit dhe protestuesve të më shkelin me këmbë. Kurse ti zotëri, nga i merr financat për parti dhe që organizon njerëzit?  

Arlind Qori: Nga shteti shqiptar dhe kuotizacionet. 

Ilir Demalia: Po po merr lesh, bashkë me gruan tënde me OJF. 

Arlind Qori: Çfarë ka bërë time shoqe? Punon për programet e Bashkimit Europian. Je duke shpifur. 

Ilir Demalia: Tërhiqem. 

Arlind Qori: Unë thjesht pyeta. 

Ilir Demalia: A të erdhi keq për gruan tënde? Kurse mua më thua servil. Pse jam servil unë për Edi Ramën? Ti paske të drejtën absolute? Kush je ti mor me një deputet? Shiko çfarë komunisti je ti. Je komunist dhe kaluar komunistit por nuk vjen më koha jote. 

Arlind Qori: Të servilosesh.  

Ilir Demalia: Të digjet vendi për ty? Ku i kanë fëmijët e tyre gazetarët që bëjnë thirrje për kallashnikov? I kanë me studimet jashtë shteti. Pse nuk flet ti?