TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka përcjellë sot një mesazh përbashkues për qytetarët, duke theksuar se Policia e Shtetit dhe komuniteti janë në të njëjtin front për ruajtjen e sigurisë publike dhe forcimin e shtetit ligjor.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ministri ka ndarë momente të përditshme që pasqyrojnë bashkëpunimin dhe besimin mes uniformave blu dhe qytetarëve. Në pamje shfaqen punonjës policie që përshëndesin fëmijët rrugës për në kopsht apo shkollë, si dhe efektivë të tjerë me uniformë, të angazhuar në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve.
“Shqipërinë e kemi Bashkë! Faleminderit nga zemra çdo qytetari për solidaritetin dhe mbështetjen ndaj djemve dhe vajzave të Policisë së Shtetit që shërbejnë çdo ditë me përkushtim dhe sakrificë!” shkruan Demo.
Mesazhi vjen në një kohë kur në vëmendje janë edhe protestat e dhunshme, për të cilat Demo ka folur në Komision, duke deklaruar se Policia përdor pajisje dhe metoda speciale ashtu siç parashikohet në ligj. Ai është shprehur gjithashtu i vendosur që t’u shkohet deri në fund sulmeve ndaj efektivëve.