AKTUALITET, 6 November 2026, 20:46

Aksident i fortë në aksin Tuneli i Krrabës–Bradashesh, përplasen dy automjete

Aksident i fortë në aksin Tuneli i Krrabës–Bradashesh,

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje, rreth orës 20:10, në aksin kombëtar që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Në përplasjen e fortë janë përfshirë dy automjete, të cilat kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, duke u shkatërruar pjesërisht nga goditja.

Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve apo të pasagjerëve që mund të kenë qenë në automjete.

Ndërkohë, ky segment rrugor ka pasur vështirësi në qarkullim që prej orës 15:30, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

Rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy makinave mbeten ende të paqarta.

Pritet që në vijim të ketë informacione të tjera nga autoritetet për dinamikën e aksidentit, si dhe për pasojat e tij.