TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është ndarë një buxhet i dedikuar për mbështetjen dhe përhapjen e shahut në shkollat e vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama ka ndarë pamje nga takimi i tij me shahistë nga mbarë Shqipëria, të zhvilluar në ambientet e Federatës Shqiptare të Shahut.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se synimi është që shahu të përfshihet në një numër më të madh shkollash, duke u dhënë mundësi më shumë nxënësve të angazhohen në këtë aktivitet.
“Shahu ka shtëpinë e tij. Një hap i rëndësishëm për komunitetin shahistik dhe një mbështetje e re për shahun në shkolla, me buxhet të dedikuar për ta shtrirë në sa më shumë shkolla të vendit
Më shumë shah, më shumë mendje të mprehta”, shkruan Rama.