TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një familje franceze ka përjetuar momente tmerri pasi mbeti e bllokuar në det për më shumë se 16 orë gjatë natës, pas përmbysjes së jet skit që kishin marrë me qira në brigjet e Tajlandës.
Një 50-vjeçar dhe dy djemtë e tij të vegjël u gjetën të “zbehtë” dhe “të rraskapitur”, pasi kishin gëlltitur sasi të mëdha uji deti, deklaroi për AFP zyrtari i qeverisë lokale, Amorn Chomchoey.
Të tre u dërguan në spital për kontrolle mjekësore, por u liruan menjëherë pas ekzaminimit, tha Chomchoey.
Babai kishte marrë me qira jet skin për një udhëtim rreth 45-minutësh në Koh Samui, një prej ishujve më të njohur të Tajlandës për turistët. Familja ishte nisur rreth orës 17:00 sipas orës lokale të së enjtes.
Ekipet e shpëtimit u vunë në lëvizje pasi jet ski-u nuk u kthye në kohën e përcaktuar. Motoskafe dhe mjete të tjera lundruese u përdorën për të kontrolluar ujërat përreth Koh Samuit dhe në drejtim të ishullit të afërt Koh Phangan.
Operacionet e kërkimit u detyruan të pezulloheshin gjatë natës, ndërsa të nesërmen ekipet vijuan kërkimet për familjen.
Sipas mediave tajlandeze, familja u gjet ende duke lundruar në det. Babai dhe dy djemtë e tij u lokalizuan nga ekipet e shpëtimit rreth orës 10:00 të së premtes, sipas AFP.
Pas shpëtimit, babai u tha autoriteteve se kishte kaluar më shumë se 16 orë në det bashkë me dy djemtë e tij, përpara se të gjendeshin nga ekipet e kërkim-shpëtimit.