TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Omishit, në bregdetin Adriatik të Kroacisë, duke shkaktuar të paktën një viktimë, një person të zhdukur dhe rreth 40 të plagosur.
Gjatë operacioneve të kërkimit, policia gjeti trupin e një gruaje, ndërsa autoritetet njoftuan edhe për zhdukjen e një shtetaseje boshnjake 34-vjeçare. Ende nuk dihet nëse dy rastet kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Flakët, të favorizuara nga erërat e forta, dogjën afro 10 mijë hektarë tokë dhe dëmtuan një numër të madh banesash, biznesesh, automjetesh dhe mjetesh lundruese.
Të paktën 40 persona morën ndihmë mjekësore në Split, ndërsa 14 prej tyre u shtruan në spital. Dhjetë persona ndodhen në terapi intensive, përfshirë gjashtë të rritur dhe një 17-vjeçar, të cilët janë intubuar.
Rreth 300 zjarrfikës me 93 automjete luftuan me flakët, ndërsa mijëra banorë dhe turistë u evakuuan. Rreth 2,400 persona u strehuan në qendrat e pritjes në Omish, Split dhe Makarska.
Shefi i zjarrfikësve kroatë, Slavko Tučaković, e cilësoi ngjarjen si “një nga zjarret më të këqija në historinë e Kroacisë”, duke përshkruar momentin e përhapjes së flakëve si një “stuhi zjarri”.
Katër avionë zjarrfikës u angazhuan në operacionet nga ajri, ndërsa autoritetet njoftuan se situata është tashmë e qëndrueshme. Megjithatë, zonat e prekura vijojnë të monitorohen.
Kroacia dhe pjesa tjetër e Ballkanit po përballen me një valë të fortë të nxehti, ndërsa temperaturat e larta, thatësira dhe erërat kanë favorizuar shpërthimin e dhjetëra zjarreve në rajon.
Last night's wildfire near Omiš, Croatia, was captured in apocalyptic footage that looked like it was ripped straight from a movie. pic.twitter.com/W038Qg3HG1
— RIFFAT KAUSAR (@k_scandinavia) August 14, 2026
#BREAKING Disastrous wildfires are raging near Omis, Croatia.
— The National Independent (@NationalIndNews) August 14, 2026
At least 36 people have been injured, 14 hospitalized. Seven are in critical condition. More than 1,000 have been evacuated.
More than 200 people were rescued from the coastline after fleeing the wildfire. pic.twitter.com/Ks7Q5ZokHz
A devastating forest fire is currently raging near Omiš, Croatia. Several homes have already been destroyed, while many more remain at risk as the flames continue to spread through the surrounding areas. pic.twitter.com/WwqW4jweIl
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) August 14, 2026
#Repost @dalmatinski_portal
— Željko Kisa (@ZeljkoKisa) August 14, 2026
Horor u Stanićima: Apokaliptične slike
Požar je načinio golemu štetu pic.twitter.com/GXPucNkTKg