AKTUALITET, 24 October 2026, 14:59

Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, të rinjtë marshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”

Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me

Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ndërsa Policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Pas ndërhyrjes së forcave të Policisë, të rinjtë janë larguar nga Rruga e Durrësit dhe kanë nisur marshimin në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Fillimisht, disa të rinj dogjën koshat e mbeturinave dhe nisën të hedhin gurë në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit. Më pas, Policia ndërhyri me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për t'i shpërndarë, duke i drejtuar protestuesit drejt qendrës.

Studentët dhe të rinjtë u ndanë në disa drejtime: një pjesë u drejtua drejt qendrës dhe Sheshit “Skënderbej”, ndërsa të tjerë marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.