AKTUALITET, 24 October 2026, 14:09

“Vetëm studentët”- Protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD-së te Ministria e Arsimit: Rama n’burg, Berisha n’burg

“Vetëm studentët”- Protestuesit nuk i mirëpresin

Protestat e sotme u hapën me tubimin e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Fillimisht, ata u grumbulluan para selisë së PD-së dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Me të mbërritur para Kryeministrisë, protestuesit dogjën ulëset e vendosura nga kryeministri Edi Rama si ftesë për dialog, ndërsa pranë zjarrit një i moshuar kërcente.

Ndërkohë, për sot të rinjtë kishin njoftuar organizimin e një proteste tjetër para Ministrisë së Arsimit, në orën 14:00. Pas qëndrimit për afro një orë para Kryeministrisë, protestuesit e PD-së nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Me të mbërritur në hyrje të Rrugës së Durrësit, deputetët dhe militantët e PD-së u pritën nga të rinjtë me thirrjet: “Rama në burg, Berisha në Burg”.