TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i njohur amerikan, John Goodman, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medieve ndërkombëtare me transformimin e tij fizik pas një rrugëtimi të gjatë e me sfida për humbjen e peshës.
Në disa intervista të sinqerta, 71-vjeçari ka rrëfyer se çelësi i suksesit të tij nuk lieshte te ndonjë dietë drastike apo e menjëhershme, por te vendimi për të ndryshuar tërësisht stilin e jetesës. Goodman, i cili në periudhat më të vështira të jetës kishte arritur një peshë prej më shumë se 180 kilogramësh, tregoi se hapi më vendimtar ishte heqja dorë nga alkooli dhe kontrolli mbi zakonet ushqimore.
“Më parë thjesht haja gjithçka që më dilte përpara, pa menduar fare. Sa herë që humbisja pak peshë, kthehesha përsëri te zakonet e vjetra,” është shprehur aktori.
Për të realizuar këtë ndryshim të qëndrueshëm, Goodman bashkëpunoi me një trajner personal dhe përqafoi dietën mesdhetare e pasur me peshk, perime, vaj ulliri dhe fruta të thata. Veç kësaj, ai e bëri aktivitetin fizik pjesë të pandashme të ditës, duke ecur nga 10,000 deri në 12,000 hapa çdo ditë dhe duke përdorur rregullisht biçikletën eliptike.