AKTUALITET, 24 October 2026, 13:53

Protestuesit e PD-së marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, u bashkohen studentëve

Protestuesit e PD-së marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit,

Protestuesit e Partisë Demokratike u mblodhën sot për rreth një orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku dogjën edhe jastëkët e vendosur nga kryeministri Edi Rama si ftesë për dialog me studentët.

Rreth orës 14:00, protestuesit nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku është paralajmëruar një protestë, në mbështetje të së cilës janë shprehur edhe pedagogët.

Ndërkohë, deri në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit nuk kishte pasur asnjë grumbullim studentësh.