AKTUALITET, 24 October 2026, 11:31

Refuzohet sërish ftesa e Ramës për dialog, grisen letrat e vendosura në “sofrën” para Kryeministrisë

Refuzohet sërish ftesa e Ramës për dialog, grisen letrat e

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për t’u ulur në “sofrën” e dialogut, të vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, është refuzuar sërish. Letrat e vendosura mbi tryezë janë grisur nga kalimtarë të rastit.

Tryeza, e vendosur nga kreu i qeverisë si një simbolikë e ftesës për dialog me protestuesit, nuk ka marrë përgjigjen e pritur, ndërsa grisja e letrave shënon një tjetër episod të refuzimit të kësaj nisme.