AKTUALITET, 24 October 2026, 14:23

Video/ Këngëtarja Irini Qirjako u bashkohet protestuesve te Ministria e Arsimit

Video/ Këngëtarja Irini Qirjako u bashkohet protestuesve te Ministria

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako, i është bashkuar protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, duke shprehur mbështetjen e saj për të rinjtë dhe shqetësimin për realitetin me të cilin ata përballen.

Në një prononcim të shkurtër nga tubimi, artistja është shprehur se ka dalë në protestë pasi i dhemb shpirti për studentët, të cilët, sipas saj, përballen me një realitet të vështirë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe shprehen se largimi i kreut të ekzekutivit dhe i kabinetit të tij është zgjidhja për situatën në vend.

Protesta e studentëve vijon të marrë mbështetjen e figurave të njohura publike. Mes tyre, kësaj here, është edhe këngëtarja Irini Qirjako, e cila ka shprehur solidaritetin e saj me të rinjtë.

Video/ Këngëtarja Irini Qirjako u bashkohet protestuesve te Ministria

Video/ Këngëtarja Irini Qirjako u bashkohet protestuesve te Ministria