TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë dalë këtë të shtunë në një deklaratë të përbashkët për mediat, ku kanë folur për protestat e zhvilluara në kryeqytet dhe masat që po ndërmerren për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Kryeministri Rama deklaroi se këmbëngulja për të vijuar protestat pa pranuar ftesën për dialog është e pakuptimtë. Ai theksoi se protestuesit kanë frikë të ulen në tryezën e bisedimeve, pasi mund të cilësohen si tradhtarë nga pjesëtarët e grupit ku bëjnë pjesë.
Gjatë deklaratës, kreu i qeverisë nënvizoi se e drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna përbën vepër penale. Ai bëri të ditur gjithashtu se qeveria po merr masa kundër personave që kryejnë akte dhune dhe kundër veprimeve që cenojnë rendin publik.
“Kur u themi që jemi gati të dialogojmë, atëherë këmbëngulja në protestë është e pakuptimtë. Liria për të protestuar është e drejtë, ndërsa dhuna është një krim.
Prandaj jemi këtu për të adresuar ato që i shohim si të rëndësishme. Po marrim masa kundër dhunuesve, kundër anarkisë dhe për ruajtjen e rendit.
Në anën e sigurisë, në anën e garantimit të të drejtave, në bashkëpunim me partnerët tanë, me hapat që hodhëm, do të dalim shumë shpejt me propozime dhe masa konkrete.
Kush thotë që deri më sot kam qenë indiferent ndaj atyre që kanë bërtitur poshtë dritares sime, në fakt, për katër muaj unë kam dëgjuar më shumë se kushdo tjetër, më shumë sesa ata kanë dëgjuar njëri-tjetrin, ku kanë sharë, kërcënuar pa thënë asgjë konkrete dhe duke refuzuar në vazhdimësi që të ulen dhe të bisedojnë.
Kam komunikuar edhe me ta. I kam ftuar, por ata janë karakterizuar nga frika ndaj njëri-tjetrit, se mos cilësoheshin si tradhtarë, që janë një grup antifashistësh të ideologjizuar nga profesori ideologjizues i dhunës dhe që kanë një aftësi dhe kapacitet për të futur të tjerët në terror psikologjik”, tha Rama.
Kryeministri përsëriti se qeveria është e gatshme të diskutojë shqetësimet e protestuesve, ndërsa paralajmëroi se në bashkëpunim me partnerët do të prezantohen së shpejti propozime dhe masa konkrete për sigurinë dhe garantimin e të drejtave.