AKTUALITET, 22 July 2026, 10:15

Plagoset 31 vjeçari/ Aksident pranë lapidarit në aksin Lezhë-Shëngjin, ‘Audi’ përfundon mes gardhit metalik! Shkak dyshohet shpejtësia e lartë

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Lezhë–Shëngjin, në afërsi të lapidarit.

I riu ka humbur kontrollin e “Audi”-t dhe është përplasur fillimisht me një mur rrethues, e më pas me dy automjete të parkuara pranë rrugës. Dyshimet paraprake janë se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 31-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës.