TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i shoqëruar në polici pas vrasjes së 65-vjeçarit në Mirditë. Kështu tha drejtori i policisë Lezhë Ermal Muça në një prononcim për mediat.
“Rreth orës 8:55 sot jemi njoftuar në sallën operative për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ndërfushas, Mirditë. Kemi ngritur grupin hetimor, kemi ardhur në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar që një shtetas, që është vrarë në automjetin e tij, është shtetasi Viktor Marku, i datëlindjes 1961.
Ndërkohë që jeni dhe vetë prezent, po bëhen të gjitha veprimet hetimore. Rreth 20 minuta pas ngjarjes, në fshatin Rrethi i Ri, që është afër Rubikut, diku këtu afër, është djegur një automjet.
Është ngritur dhe grupi hetimor i dytë dhe po sqaron rrethanat e rastit. Po kryhen të gjitha veprimet hetimore, po fiksohen të gjitha provat, po pyeten dëshmitarët dhe do të jemi për një njoftim të dytë, sapo të kemi diçka të re në lidhje me këtë ngjarje. Kemi të shoqëruar dhe pistat tona i kemi, por nuk mund t’i ndajmë në këtë moment me mediat. Jo, nuk janë gjetur armë në makinë”, tha Muçaj..
Dyshohet se autori ose autorët kanë ruajtur lëvizjet e Viktor Bardhit dhe mendohet se arma e zjarrit ka qenë me selenciator.
Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u ekzekutua më 26 shtator 2023 në Rrëshen. Vrasja e sotme rikthen në vëmendje edhe historikun e përplasjeve të rënda mes familjeve Bardhi dhe Reçi në Mirditë.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Në vendngjarje, grupi hetimor ka sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa paraprakisht dyshohet se autorët kanë përdorur një armë me silenciator, e cila mund të jetë dëmtuar gjatë të shtënave.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrollet në zonë për të identifikuar autorët dhe për të gjetur gjurmë që mund të çojnë në zbardhjen e atentatit.
Ndërkohë pista kryesore e hetimeve lidhet me hakmarrjen, pasi në tre vitet e fundit janë vrarë edhe dy persona të tjerë të fisit Bardhi. Bëhet fjalë për Martin Bardhin, i ekzekutuar në Rrëshen në vitin 2023, dhe Kristjan Bardhin (Marku), i vrarë në Novoselë të Vlorës.
Njoftimi i Policisë:
Mirditë/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarje.