AKTUALITET, 3 September 2026, 10:38

'Flamingo Mirror'/ Investimi në Sazan e Zvërnec, Rama: Brenda disa javësh shfaqja e parë e PasqyrëAlbania, do të publikohet çdo dokument

Brenda disa javësh në PasqyrAlbania, një një seksion të veçantë të quajtur Flamingo Mirror (Pasqyra e Flamingos), do të ekspozohet gjithçka që lidhet me investimet në Sazan e Zvërnec, bëri me dije Rama.

Gjithashtu, ai theksoi se platforma PasqyrAlbania nuk mbledh të dhënat e qytetarit pa miratimin e tij.

“Nuk përdor të dhënat e mbledhura për t’i çuar një njoftim, por vetëm nëse individi i thotë shtetit që dua të më njoftosh sapo të dalë, s’dua ta marr vesh pas një viti, nuk dua të dëgjoj nga ndërmjetësit mediatikë apo të keqinformohem nga pasqyrat mediatike, dua që ti të më japësh informacion në kohë reale. PasqyrAlbania duhet të informojë në kohë reale çdo qytetar kur ka rrezik zjarri.

Mjeti themelor i Pasqyrës është kartela publike. Pasqyra nuk ka asnjë tekst propagandistik, asnjë deklaratë se çfarë do të bëjë, ka vetëm se çfarë bën qeveria, parlamenti, pushteti gjyqësor sot. Kartela publike plotëson disa kritere shumë të thjeshtë, cila është puna që po bëhet, në interes të kujt është, cili institucion po e ndjek, ku janë dokumentet, statusi, cila është prova?

Së shpejti, çështje javësh, shfaqja e parë e Pasqyrës, sepse është një punë goxha e madhe për ta ndërtuar gjithë këtë arkitekturë të re do të jetë një komponent, Flamingo Mirror ku do të ekspozohen nga A te Zh të gjitha aspektet e mundshme që lidhen me një çështje me rëndësi të veçantë dhe në rastin konkret, tema e Sazanit, e Nartë Pishporos, jo Nartë-Vjosës, nuk ka, është lajm i rremë, do të jetë e gjitha e ekspozuar me dokumentet përkatëse, të dhënat e procesverbaleve, statusin e negociatave, referencat ligjore për të gjitha pikat e ngritura si problem dhe pastaj do të pasurohet hap pas hapi”, tha Rama.

Rama: Platforma e bashkëqeverisjes nuk ka dështuar, por ajo do të jetë pjesë e 'Pasqyrë Albania'

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe grupin e PS tha se Pasqyrë Albania se platforma e bashkëqeverisjes nuk ka dështuar, por ajo do të jetë pjesë e bashkëqeverisjes, do të jetë pjesë e “Pasqyrës”.

Në hamendësimet e bëra, thuhet se “Pasqyra” është një tjetër hap që vjen nga përpjekja për të mbuluar dështimin e platformës së bashkëqeverisjes, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë, sepse platforma e bashkëqeverisjes nuk ka dështuar, por ajo do të jetë pjesë e bashkëqeverisjes, do të jetë pjesë e “Pasqyrës”.

Çfarë platforma ka bërë deri më sot, “Pasqyra” do ta garantojë.e-Albania do të jetë pjesë përbërëse e “Pasqyrës” dhe dosja personale, dokumente individuale dhe komunikimi vetjak për çështje shërbimesh apo çështje hallesh të një qytetari mbeten të mbrojtura dhe vazhdojnë të kryhen përmes e-Albania. Halli individual vazhdon të trajtohet me dinjitet dhe konfidencialitet, por risia është se halli individual nuk mbetet jetim në mjegullën e padepërtueshme të xhunglës digjitale.

“Pasqyrë Albania” publikon në kohë reale për çdo shqiptar se ku ngec një shërbim për të, informon sa zgjat përgjigjja që ai do të presë. Ajo mban në kontakt të vazhdueshëm çdo qytetar që do të jetë në kontakt të vazhdueshëm për çdo ndryshim që bëhet në korpusin legjislativ dhe korpusin rregullator të Shqipërisë", tha Rama.