AKTUALITET, 3 September 2026, 09:23

Mirditë/ Atentati, ekzekutohet Viktor Bardhi! Gjendet makina e djegur e autorëve, në 2023 i vranë vëllanë për hakmarrje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje (3 shtator) në Mirditë, ku një person është vrarë me armë zjarri.

Mësohet se të shtënat janë regjistruar në fshatin Ndërfushas, ndërsa viktimë ka mbetur Viktor Bardhi. 

Ende nuk ka informacione në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Në Munaz është gjendur edhe makina e djegur e autorëve.

Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se makina mund t’u përkasë autorëve të ngjarjes dhe të jetë përdorur prej tyre para ose pas atentatit.

Policia ka sekuestruar automjetin dhe po kryen ekspertizat, ndërsa vijojnë kontrollet në zonë për gjetjen e provave të tjera që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Viktima është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë në 2023 për motive hakmarrjeje.

Kush ishte Martin Bardhi?

Martin Bardhi ka qene person i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka qene një nga personat që ka tentuar të vrasë Saimir Recin, nipin e Kastriot Reçit, edhe ky i eliminuar më parë.

Shkak i konfliktit mes Enrik Bardhit (djalit të Martin Bardhit) dhe Saimir Reçit ishte bërë parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, që është shoqëruar dhe me të shtëna me arme zjarri.

Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëritjetrin në mes të qytetit.

Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte nipi i Kastriot Reçit, pronarit të televizionit lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.