TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga mbledhja e grupit të PS, Edi Rama u ndal sërish te platforma Pasqyrë Albania, e cila synon të ndjekë në kohë reale problemet e qytetarëve dhe tu japë zgjidhje brenda dy javësh. Ai tha se përveç qeverisë, pjesë e saj do të ishte mirë të bëheshin edhe pushteti legjislativ dhe ai gjyqësor, por theksoi se kjo gjë është tërësisht vendimmarrje e tyre.
“Pasqyrë Albania është hapësirë e re ku falë teknologjisë dhe mundësisë së jashtëzakonshme që na jep në këtë fazë të zhvillimit tonë IA, mund të bashkëjetojnë e gjithë qenia publike e shtetit dhe e drejta e plotë e çdo qytetari për të kontrolluar shtetin e vet, për ta pyetur shtetin dhe për të kërkuar mbështetje nga shteti. Do jetë hapësirë ku qeveria do jetë tërësisht aty, por patjetër që e mira e do që te Pasqyrë Albania të jenë edhe dy pushtet të tjera, pushteti legjislativ dhe gjyqësor, por kjo është vendimmarrje e tyre”, tha Rama.
Sipas Ramës, kjo shmang dezinformimin e qytetarit dhe çdokush i përfshirë ekspozohet në (pa)përgjegjëshmërinë e tij.
“PasqyrAlbania është një kontratë kushtetuese e qytetarit me shtetin, ku ai nuk gjen vetëm çfarë tha qeveria sot, madje s’e gjen fare, por gjen çfarë po bën qeveria në emrin tim, pse qeveria po bën këtë apo atë, kush e ka në dorë këtë apo atë çështje që mua më intereson, mbi cilin dokument unë mund të provoj apo konsultoj këtë që më thuhet se do të bëhet, ku gjendet sot ecuria e procesit (për çdo proces). Një qytetar sot nuk mund të fajësohet pse bie pre e dezinformimit lidhur me punët publike sepse nuk e ka mundësinë qëti referohet drejtpërdrejt kantierit, shërbimit përkatës. PasqyrAlbania do të jetë vendi ku qytetari mund t’i referohet vetë çdo gjëje që po bëhet me taksat e tij. Nëse një portal mediatik i thotë që rruga u shemb sepse u gërrye baza përtej asaj që duhej dhe u bë një krim, qytetari nuk mund të fajësohet për këtë dhe as nuk mund të pritet që të ndërrojë mendim duke bërë nga ana e vet institucioni apo qeveria një komunikatë apo konferencë për shtyp. Qytetari duhet të ketë mundësinë që të gjejë me dokumente, me procesverbale çfarë ndodhi realisht dhe çfarë po ndodh. Kjo e ndryshon plotësisht pozitën e qytetarit nga një viktimë potenciale e informacionit te një mbikëqyrës i shtetit, por te Pasqyra mund të gjejë të gjithë bazën faktike, dokumentare, shifrën, provën, procesverbalin, mendimin e ekspertit, arsyet e vonesës dhe të gjithë personat përgjegjës lidhur me çfarë nuk shkon, janë nën dritën e diellit. Ose janë të larë sepse nuk lidhet me përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë rrëshqitja e një kodre ose janë aty të pajustifikueshëm me deklarata apo postime të rastit”, tha Rama.