TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama propozon që ndërhyrjet e deputetëve për punësime në administratë të konsiderohen vepër penale. Sipas tij, punësimi dhe ngritja në detyrë duhet të bazohen te merita dhe jo te lidhjet politike apo personale.
"Unë do të propozoj që çdo ndërhyrje e një deputeti për të futur dikë në punë të quhet vepër penale. Do t’ju shoh të gjithëve në sy dhe do t’ju kërkoj ta votoni. Çdo mesazh i çuar: “Fute këtë”, “shife atë”, të konsiderohet vepër penale. Një deputet që bën këtë nuk është i denjë për të përfaqësuar ata të tjerët që nuk kanë akses, që nuk janë pjesë e rrethit të tarafit të tij apo shokë të fëmijëve.
Vepër penale. Shkalla e meritës duhet të krijojë një arkitekturë të qartë. Grada të bëhet pasuri profesionale e njeriut, jo pronë e postit që mban sot apo e qeverisë që vjen nesër. Në anketimin e administratës publike ka një të dhënë që duhet t’ju mbetet të gjithëve sot", tha Rama.
Radar, mekanizmi tjetër i PasqyrëAlbania, do të detektojë sinjalet e botës dixhitale, tha kryeministri Rama. Radari do të ndjekë dinamikat e çështjeve dhe si lëvizin ato në hapësirën publike për “të mos rënë pre e histerisë.”
“Në arkitekturën e këtij sistemi të ri, ne po ndërtojmë edhe një Radar dixhital që do të jetë Radari i qeverisë për të detektuar sinjalet e botës dixhitale. Radari dallon sinjalin, ashtu sikundër krjon kapacitet për të parë sesi janë dinamikat në territore të ndryshme, por gjykon njeriu, nuk diskutohet, Besa reagon.
Radari ndjek dinamika, ndjek lëvizjen e çështjeve në sferën e interesit publik dhe nuk mund të jemi një elefant që e marrin për hunde të gjithë të botës dixhitale të pasqyrave virtuale, që vënë gjoba mbi biznesin, mbi ju se mua nuk ka shans të më vërë dot gjobë askush, por gjoba mbi ju në formë presionesh, prandaj ne duhet të kemi zotërim në këtë botë, për të ndarë qytetarin dhe shqetësimin për të cilin ne përgjigjemi nga gjoba, nga lajmi i rremë, nga qumështi që kthen në shterpë vajzat që e pijnë, nga buka që kush e ha, lind fëmijë me sy të bardhë apo nga ilaçi që kush e pi kthehet nga mashkull në femër dhe anasjelltas. Ne s’mund të jemi pre e gjithë kësaj histerie ku nuk di më kush është prapa, çfarë po të thotë dhe çfarë të besosh”, tha kryeministri.
‘Prania Besnike’, Rama: Fillon të premten në orën 17:00, nuk do të ndalet! S’lejohen kamerat, deputeti jo sekser i hallit të qytetarit
Nga kjo e premte (4 shtator) në orën 17:00, qeveria dhe grupi i PS do të nisin me takimet e Pranisë Besnike. Këto takime, tha Rama në mbledhjen e grupit dhe ministrave, do të jenë konsistente dhe jo në kuadër të propagandës.
Në të nuk do të ketë kamera dhe të gjithë do të duhet të dëgjojnë qytetarët e të mbajnë shënim problemet e tyre, si dhe t’i ndjekin në rrugë institucionale duke shmangur çdo informalizëm.
“Prania Besnike vendos rregull të thjeshtë, qytetari duhet ta dijë ku dhe kur mund ta gjejë përfaqësuesin e vet, me një kalendar të publikuar më parë. Dhe e premtja e kësaj jave në orën 17:00 është fillimi i një procesi të Pranisë në të gjithë territorin e republikës, s’do të ndalet asnjë të premte. Çdo të premte në orën 17:00 të gjithë ne që jemi këtu do jemi aty ku e kërkon Prania Besnike. Prania Besnike nuk është mbledhje. Prania Besnike është dëgjim me radhë, ballë për ballë, tek për tek, me zë të ulët. Kush do të qajë hallin e tij, vjen në atë orë, në atë vend dhe pret momentin kur do të ulet në tryezë përballë përfaqësuesve të tij dhe do të marrë shënim çfarë robi i Zotit po flet, me respekt dhe Prania Besnike nuk pranon kamera. Prania Besnike pranon fotografi në fillim të takimit vetëm me miratimin e atyre që janë të pranishëm dhe pa ekspozuar fytyrat e tyre. Prania Bensike refuzon përkatësinë partiake. Nëse ti do veshët tanë veshët tanë janë aty në orën 17:00, ditën e premte. Prania Besnike nuk pranon numër telefoni dhe dhënien e shpresës se dikush do të ndihmojë jashtë rregullave. Prania Besnike kërkon që deputetët të mos marrin më në telefon asnjë drejtor, por me shkrim të dërgojnë hallin e qytetarit në destinacion institucional.
Duhet të disiplinojë institucionet, jo të kthejë deputetët në sekserë të halleve të njerëzve, por me shkrim të dërgojnë hallin e qytetarit në institucion. Nuk shkohet për të thënë sa bukur po punon qeveria po ku po dështon ajo. Nuk shkohet për të treguar sa janë rritur të ardhura, apo për të marrë vota, as për të punësuar njerëz, as për të rekrutuar patronizhistët e ardhshëm, por për të marrë hallin dhe referuar te institucionet. Dhe merret përsipër të ndiqet rruga e hallit. Në Praninë Besnike shkohet për të parë se ku qeveria po dështon të dëgjojë dhe të kuptojë. Te Prania Besnike shkohet për të marrë hallin dhe referuar te institucionet. Ndërkohë merret përsipër të ndiqet edhe në emër të qytetarit, rruga e hallit. Këtu ka një vijë të panegociueshme nëse duam që të ketë sukses, nëse duam që Besa të mos mbetet fjala e madhe e grabitur nga përmbajtja, nëse duam që Pasqyra të funksionojë jo si shfaqja e fundit e PS në hapësirën publike, por të gjitha këto t’i japin një fuqi të re shumicës sonë. Prania Besnike nuk bën pushtetin, nuk ndërmjetëson favor. Suksesi i Pranisë Besnike do të jetë kur qytetarët të kenë nevojë gjithnjë e më pak për të sepse sistemi do të përgjigjet vetë dhe politika do të jetë antenë dhe jo kanal paralel. Prania Besnike duhet të ketë sekretariatet e saj lidhur me temat kryesore”, tha Rama.
Rama: Moduli për matjen e deputetit me 100 pikë, disiplinë e mandatit të katërt
Prania Besnike do të sjellë një modul matjeje të performancës së deputetit me 100 pikë, tha kryeministri Rama para ministrave e grupit të PS. Sipas tij, kjo do të jetë disiplina e mandatit të katërt që deputeti “të mos dalë me shqelma” nga historia e tij.
Për Ramën, humbja e kontaktit me njerëzit, është model fatal për qeverisjen. Ai theksoi se beteja kryesore është ajo që do të zhvillohet me justifikimet.
“Prania Besnike është kompjuter që mban shënim, ata që ne vetëm i dëgjojmë prandaj duhet të miratojmë një modul matjeje të performancës së deputetit pasi kjo është një botë e re. Ne jetojmë mes dy botësh, botës së gjithëhershme të realitetit të vjetër dhe botës së pasqyrave. Po të shikoni bilancin në fund të ditës të orëve të kaluara para pasqyrës suaj, janë ato më dominonte. Ne harxhojmë gjithmonë e më shumë kohë në pasqyra, por gjithmonë e më shumë e perceptojmë këtë realitetin tjetër përmes konteksteve që na krijojnë pasyrash. Në këtë botë pasqyrash, humbja e kontaktit me njerëzit e një shumice qeverisëse është model fatal. Moduli i matjes së deputetit me 100 pikë të ndara sipas këtyre dy botëve, jo si ritual ndëshkimi ose marrje masash, është disiplinë e mandatit të katërt për të mos dalë me shqelma nga historia e këtij mandati. Është disiplinë mandati që duhet të lidhë punën parlamentare, praninë në territor, cilësinë e dëgjimit dhe përgjigjes për atë që dëgjojmë, punën me strukturat dhe vlerësimit nga njerëzit dhe hartën ku Finiqi apo Konispoli i sotëm duhet të bëhet Partia Socialiste e Shqipërisë dhe aty. Beteja jonë kryesore është beteja me justifikimet”, tha Rama.