TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka mbledhur Grupin Parlamentar të PS-së dhe anëtarët e qeverisë.
"Adresimi im publik për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar. “Pasqyrë Albania”, një kontratë kushtetuese", nis Rama fjalimin e tij!
PasqyrAlbania do të jetë një sistem ku qytetari mund të mbikëqyrë shtetin, tha kryeministri Rama në mbledhjen me ministrat dhe grupin e PS. Në këtë platformë, ai do të gjejë çdo dokument të nevojshëm për të mësuar gjithçka dëshiron të dijë mbi punët publike.
Sipas Ramës, kjo shmang dezinformimin e qytetarit dhe çdokush i përfshirë ekspozohet në (pa)përgjegjëshmërinë e tij.
“PasqyrAlbania është një kontratë kushtetuese e qytetarit me shtetin, ku ai nuk gjen vetëm çfarë tha qeveria sot, madje s’e gjen fare, por gjen çfarë po bën qeveria në emrin tim, pse qeveria po bën këtë apo atë, kush e ka në dorë këtë apo atë çështje që mua më intereson, mbi cilin dokument unë mund të provoj apo konsultoj këtë që më thuhet se do të bëhet, ku gjendet sot ecuria e procesit (për çdo proces). Një qytetar sot nuk mund të fajësohet pse bie pre e dezinformimit lidhur me punët publike sepse nuk e ka mundësinë qëti referohet drejtpërdrejt kantierit, shërbimit përkatës. PasqyrAlbania do të jetë vendi ku qytetari mund t’i referohet vetë çdo gjëje që po bëhet me taksat e tij. Nëse një portal mediatik i thotë që rruga u shemb sepse u gërrye baza përtej asaj që duhej dhe u bë një krim, qytetari nuk mund të fajësohet për këtë dhe as nuk mund të pritet që të ndërrojë mendim duke bërë nga ana e vet institucioni apo qeveria një komunikatë apo konferencë për shtyp. Qytetari duhet të ketë mundësinë që të gjejë me dokumente, me procesverbale çfarë ndodhi realisht dhe çfarë po ndodh. Kjo e ndryshon plotësisht pozitën e qytetarit nga një viktimë potenciale e informacionit te një mbikëqyrës i shtetit, por te Pasqyra mund të gjejë të gjithë bazën faktike, dokumentare, shifrën, provën, procesverbalin, mendimin e ekspertit, arsyet e vonesës dhe të gjithë personat përgjegjës lidhur me çfarë nuk shkon, janë nën dritën e diellit. Ose janë të larë sepse nuk lidhet me përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë rrëshqitja e një kodre ose janë aty të pajustifikueshëm me deklarata apo postime të rastit”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama renditi tre probleme që, sipas tij, vijojnë të rëndojnë marrëdhënien e qytetarit me shtetin: administrata “labirint”, mungesa e memories institucionale dhe bindja se njohjet vlejnë më shumë se merita e ligji.
“Sot duhet të ndeshemi me 3 plagë që ushqejnë njëra tjetrwn. Njëra plagë është plaga e shtetit labirintit, qytetari nuk di kur dhe kush duhet ti përgjigjet. Plaga 2 është mungesa e memories institucionale. Premtohet, flitet vendoset por nuk mbahet regjistër llogarish për atë që u bë, për atë që nuk u bë, për atë që u vonua apo për atë që ndryshoi rrugës.
Memoria institucionale nuk është protokolli i institucionit. Është shumë më tepër. Mungesa i kushton shtetit dhe qytetarit shumë herë më tepër se sa mund të imagjinohet. E treta është plaga e derës që nuk duket, të cilën e sheh dhe mund ta prekësh tek ndjenja shpesh herë e drejtë e çdo njeriu në Shqipëri që për një shërbim, për një vend pune, njohja vlen më shumë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji. Pasqyrë Albania, Prania besnike, Besa dhe shkalla e meritës janë pjesë e pandashme e përpjekjes për t’iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve”, tha Rama nga grupi i PS.
Në fjalën e tij para grupit parlamentar të PS dhe qeverisë, kryeministri Rama njoftoi edhe një tjetër platformë: Shkallën e Meritës që i bashkohet Besës, Pranisë Besnike dhe PasqyrAlbania. Rama tha se sistemi i ri është një reformë që rikoncepton marrëdhënien qytetar-shtet.
“Ka ngjallur një nga shenjat e interesit por shqiptarët nuk kanë nevojë për një aplikacion tejtër që t’i shtohet xhunglës dixhitale. PS nuk i duhet një kalendar tjetër që bën materiale propagandistike. Hendeku i hapur mes nesh dhe njerëzve të Shqipërisë së Rilindur nuk mbushet me një fjalë sado të madhe si Besa dhe mbi të gjitha, hendeku real për të cilin kemi folur mjaftueshëm dhe të cilin tani është koha të fillojmë të punojmë të gjithë së bashku që ta mbushim, mes nesh dhe njerëzve nuk mbushet thjesht dhe vetëm me një fushatë komunikime. Besa, Prania Besnike, PasqyrAlbania dhe Shkalla e Meritës si dhe i tërë sistemi i ri i komunikimit të shtetit dhe partisë janë komponentët e një reforme të domosdoshme të marrëdhënies qytetar-shtet. Një reformë që rikoncepton 4 pika kyçe: si e sheh shteti problemin, si e dëgjon shumica qeverisëse njeriun, si mbahet fjala e dhënë me ligj e zakon, si hapet dera e shërbimit publik për meritën”, tha Rama.