AKTUALITET, 20 August 2026, 15:41

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 27 gusht/ Në fokus modernizimi dhe transformimi digjital i partisë

Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 27 gusht, në orën 18:00, në selinë e saj qendrore. Sipas njoftimit, mbledhja do të ketë në rend dite paraqitjen dhe miratimin e platformës për modernizimin e brendshëm të Partisë Demokratike dhe zhvillimin e infrastrukturës së saj digjitale.

Platforma pritet të përcaktojë hapat për përditësimin e organizimit të brendshëm të PD-së, si dhe forcimin e përdorimit të teknologjisë dhe mjeteve digjitale në funksion të strukturave dhe aktivitetit të partisë.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar zhvillohet në kuadër të procesit të modernizimit të organizimit të brendshëm të Partisë Demokratike.