TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy shqiptarë, 37 dhe 44 vjeç, u arrestuan dje pasdite në Mykonos, dhe ndaj tyre u ngrit një çështje penale për posedim, ruajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Ata janë identifikuar si Petrit Myzyri nga Berati dhe Daniel Dhamaj nga Vlora, të cilët po trafikonin drogë, një sasi të madhe të së cilës e fshehën në një makinë private të parkuar që po e përdornin si “transportuese”.
Për t’i dhënë fund aktivitetit të tyre kriminal, u organizua një operacion policor, në kuadër të të cilit u identifikuan me radhë autorët e krimit, dhe në kontrollet e kryera në një banesë, në një motoçikletë dhe dy makina private që ata po përdornin.
Në to u gjetën dhe sekuestruan 365.8 gramë MDMA të ndarë në 6 pako, 76.3 gramë kokainë rozë, e ndarë në 19 pako, 36.5 gramë kokainë të ndarë në 41 pako, 36 ilaçe tableta farmaceutike, pa recetë, 65,900 euro dhe 125 dollarë amerikanë, të fituara nga trafikimi i drogës, 3 telefona celularë, peshore precize, materiale paketimi.