AKTUALITET, 20 August 2026, 14:19

Detaje nga plagosja në Delvinë/ Autori e qëlloi 45-vjeçaren me hanxhar në fytyrë

Detaje nga plagosja në Delvinë/ Autori e qëlloi

E plagosura Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë.

Pas plagosjes, Hita është transportuar drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. 

Policia ka shoqëruar si autor të dyshuar të ngjarjes Lekan Tozon, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe shkaqet që çuan në plagosjen e 45-vjeçares.