AKTUALITET, 20 August 2026, 12:13

Detaje/ Vrasja e turistit portugez, Policia zhvillon kontrolle në disa vende për kapjen e Gjanës dhe pronarit të hotelit në Ksamil

Policia po zhvillon një operacion më bazë të gjerë për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se forcat e rendit po zhvillojnë kontrolle në Vorë, Kukës si dhe në disa zonë në Tiranë, ku dyshohet se fshihen Daniel Gjana allias Heurteven dhe Bekim Bulica pronar i “Principotes”.

Ndërkohë ka dyshime që këta persona mund të kenë kaluar tashmë edhe në territorin e Kosovës.