AKTUALITET, 19 August 2026, 22:43

20 ditë protestë në Divjakë/ Banorët kundër bashkimit me Lushnjën: Nuk tërhiqemi

Protesta në Divjakë vijon prej 20 ditësh, ndërsa qytetarët kundërshtojnë projektin për riorganizimin administrativ dhe kërkojnë që Bashkia Divjakë të mos shkrihet me Bashkinë e Lushnjës.

Banorët janë mbledhur sërish përpara godinës së bashkisë, ku folësit kanë përcjellë mesazhin se rezistenca do të vijojë deri në marrjen e një përgjigjeje përfundimtare lidhur me kërkesën e tyre.

Gjatë protestës është bërë thirrje për një pjesëmarrje edhe më të gjerë të banorëve të Divjakës. Protestuesit kanë theksuar se mbështetja e qytetarëve është e domosdoshme për të mbajtur gjallë kauzën dhe për të kundërshtuar projektin e propozuar.

Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë vijuar me një marshim në rrugët e qytetit, duke përsëritur thirrjet drejtuar autoriteteve që të mos zbatohet projekti për bashkimin e Bashkisë Divjakë me Bashkinë e Lushnjës.

Banorët shprehen të vendosur të vijojnë protestat kundër reformës së propozuar nga Partia Socialiste, duke kërkuar që Bashkia Divjakë të ruhet si njësi administrative më vete.

Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë rezistencën edhe në ditët në vijim, deri në marrjen e një përgjigjeje për kërkesën e tyre.