AKTUALITET, 20 August 2026, 09:42

I dërguari i posaçëm i Trump për misionet speciale, Grenell mbyll pushimet në Vlorë: Shqipëria është magjike

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, ka zgjedhur rivierën shqiptare për të kaluar pushimet verore.

Në përfundim të qëndrimit të tij në Vlorë, Grenell është shprehur i impresionuar nga qyteti dhe bukuritë e Shqipërisë, duke e cilësuar Vlorën si një vend “magjik”.

Në një postim në rrjetet sociale, Grenell ka ndarë me ndjekësit disa foto dhe video nga qëndrimi i tij në Shqipëri, duke theksuar se i ka realizuar vetë, në mënyrë spontane dhe pa planifikim. “Vlora, Shqipëria, është magjike”, shkruan Grenell.