TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 23-vjeçar me origjinë nga Kosova është arrestuar nga autoritetet në Greqi pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 18-vjeçare.
Sipas turistes së re ngjarja ka ndodhur në një shezlong në një beach bar të njohur në ishullin e Mykonos, ku ajo ndodhej së bashku me 23-vjeçarin.
E reja ka deklaruar para autoriteteve se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe se ndodhej në një gjendje në të cilën, sipas pretendimit të saj, nuk ishte në gjendje të kundërshtonte.
Ajo ka akuzuar 23-vjeçarin se ka përfituar nga gjendja e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale, pa pëlqimin e saj.