AKTUALITET, 19 August 2026, 20:29

“Të mos ketë më dhunë dhe arrestime arbitrare”/ Protestuesit i dërgojnë letër PE-së: Të monitorohet lëvizja jonë

Një protestues bëri me dije se grupi koordinues i protestës u ka dërguar një letër Parlamentit Evropian (PE) dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, ku kërkohet që të monitorohet lëvizja e tyre kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ai deklaroi se, përmes kësaj kërkese, synohet që protestuesit dhe e gjithë lëvizja të jenë nën vëzhgimin e institucioneve ndërkombëtare, në mënyrë që të mos ketë më arrestime arbitrare, dhunë policore apo forma të tjera presioni nga ana e pushtetit.

“Sot dua ta fillojmë me një deklaratë që grupi i koordinimit dhe protestues të tjerë ia ka dërguar disa institucioneve ndërkombëtare, PE-së dhe organeve të tjera.

Këtë kërkesë e kemi dërguar dhe tani e gjithë protesta dhe njerëzit janë në vëzhgim nga organet ndërkombëtare, që të mos kemi më dhunë policore, arrestime arbitrare dhe forma të tjera presioni”, tha ai.