AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 18:59

Mimi Kodheli: Si më bindi Edi Rama të punoja për të

Mimi Kodheli: Si më bindi Edi Rama të punoja për të

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodhedi, tregoi për “Top Channel” se si ajo ishte njohur me Edi Ramën, asokohe kryetar i Bashkisë së Tiranës.

’U kontaktova nga Edi Rama dhe pas disa muajsh insistimi të tijin për tu bërë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, vendosa të pranoja’’ – tha ish-zëvendëskryetarja e Bashkisë së Tiranës dhe ish ministrja e Mbrojtjes e qeverisë “Rama 1’.

Kodheli theksoi se puna e 4 viteve si nënkryetare e Bashkisë e ka bërë krenare dhe e ka angazhuar më tej për të dhënë më të mirën .

Ajo kujton se këto sakrifica në vitin 2001 i ka bërë me dëshirë edhe pse i ka kushtuar dhe i ka marrë shumë kohë nga familja.

Lidhur me marrëdhënien e punës me Edi Ramën në Bashki dhe në Kryeministri, ajo thotë se kanë qenë dy marrëdhënie bashkëpunimi të ndryshme.