TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vite më parë, qyteti i Napolit në Itali u “pushtua” nga plehrat. Kompanitë e pastrimit hodhën mbeturinat në rrugë, në shenjë revolte ndaj bashkisë, e cila synoi që të largojë mafian nga ky biznes. Në Itali, pastrimi i qyteteve kontrollohet kryesisht nga disa personave që kanë lidhje me organizatat mafioze. Ky biznes është shtrirë edhe në Shqipëri, ku klientë pranë qeverisë fshihen pas miliona euro tendera për pastrimin e Tiranës.
Por çfarë ka ndodhur?
Vitin e kaluar, Bashkia e Tiranës lidhi marrëveshje me një firmë nga qyteti i Veronës, për të krijuar Eco Tirana. Në fakt, ky institucion ku bashkia e Tiranës ka 51 % të aksioneve, ka në objekt blerjen e kazanëve, larjen e qytetit, heqjen e materialeve inerte, pastrimin dhe derdhjen e mbetjeve pranë landfillit të Sharrës.
Por Eco Tirana është fasada që mbulon kontratat prej milion euro që u jepen kompanive private për pastrimin e kryeqytetit. Tpz.al ka investiguar të gjithë biznesin e Bashkisë së Tiranës, duke filluar nga tenderat për pastrimin e secilës zonë, e deri tek dhënia e koncesionit për fushën e plehrave në Vaqarr.
Sipas dokumentave, Veliaj ka përdorur Eco Tirana që të japë tendera me prokurim të drejtëpërdrejtë, pra me negocim paraprak. Mbi 20 milion euro tendera, janë dhënë për disa kompani private, mes të cilave edhe e “preferuara”, Fusha Sh.p.k. Kjo e fundit ka marrë një sërë tenderash kryesore në Tiranë, mes të cilave rikonstruksioni i godinës së Ministrisë së Brendshme e deri tek ndërtimi i sheshit “Skënderbej” në Tiranë. Tpz.al, do të zbulojë ne vijim edhe aferën sesi Fusha Sh.p.k përfitoi nëpërmjet një kriteri qesharak, 3 tenderat prej 12.6 milion euro për ndërtimin e sheshit qëndror të Tiranës.
Duke u rikthyer, tek çështja e pastrimit, Eco Tirana rezulton gjithashtu të ketë bërë një sërë tenderash për blerje, marrje me qira apo shërbime të tjera. Pra, Erion Veliaj nuk po përdor Bashkinë, por maskohet me Eco Tirana, që të “ushqejnë” me tendera klientët dhe firmat private. Natyrshëm lind pyetja, nëse Bashkia e Tiranës nuk është në gjendje të bëj asnjë punë publike pa tender, atëherë përse duhet të fshehë gishtin duke krijuar institucione fantazëm, si ai i Eco Tirana.
Më poshtë, po listojmë të gjitha pagesat për pastrimin e Tiranës, i cili shkon në qindra milionë euro;
Tendërat e pastrimit të ndarë në zona
Tenderat të tjerë të Eco Tirana:
Çfarë është ECO Tirana?!
Në datën 22 qershor 2016, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), u regjistrua kompania publike “Eco Tirana”, e cila përbëhet nga një kapital aksioner i përbashkët mes Bashkisë së Veronës dhe asaj të Tiranës. 49% të këtyre aksioneve janë në pronësi të Holding AGSM Albania, 51% e ka në pronësi bashkia e kryeqytetit.
Në bordin e kompanisë po ashtu ka anëtarë, të cilët janë marrë nga kompania publike që pastron qytetin e Veronës. Emra si Giampaolo Tessari, Andrea Miglioranzi, Diego Testi, Fabio Venturi, Maurizio Alfeo figurojnë në dokumentet e regjistrimit të firmës si administratorë apo anëtarë të bordit mbikëqyrës, të cilët pasohen nga emra të njohur në menaxhimin e Bashkisë së Tiranës, duke nisur me Taulant Tushën, Dorjan Shehun, Jonida Halilin dhe Arbjan Maznikun.
Afati për të mbajtur këto poste në kompaninë joint-venture është 3 vjet për secilin dhe qëllimi i krijimit të saj është i shprehur qartë në dokumentet që dy bashkitë kanë depozituar në QKB.
Edhe pse në thelb të saj kompania është publike, 49% e aksioneve janë në pronësi të “Holding AGSM Albania” (kjo e fundit është në pronësi 75% nga AGSM Verona dhe 25% nga Amia Verona), fakt që nuk përjashton marrjen sërish të operatorëve privatë në menaxhimin e saj.
Ky është vijimi i rasteve korruptive, ku Veliaj i akordon kësaj kompanie miliona para prej dy vitesh, duke majmur xhepat e tij dhe ortakëve pranë tij./TPZ.AL/E.H/
