AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 13:53

Eksitohet Dritan Leli: Rama frymëzim për mua, ju lutem një duartrokitje për të

Eksitohet Dritan Leli: Rama frymëzim për mua, ju lutem një

Kryebashkiaku i Vlores Dritan Leli ka qene tejet i ekzaltuar sot ne fjalen e tij gjate pritjes në godinën e rilindur të bashkisë së qytetit të flamurit.

“Faleminderit te gjitheve qe keni ardhur në kete godinë të re të bashkisë së Vlorës, të shikoni këtë përpjekje të të gjthëve me mbeshtjen e vecantë të kryeministrit Rama pp të ndryshuar këtë godinë që ishte lënë në harresë. Në këtë sallë dy vjet më parë ishte një shkatërrim total, dhe godina nga brenda ishte ndarë në disa kioskëzime të vogla, që nuk i përkisnin një bashkie dinjitoze si ajo Vlorë qe duam sot.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që më mbësthetën në ndryshimin e kësaj bashkie, zotin Gjiknuri dhe të gjithë ata biznesmenë të qytetit që u afruan me bujarinë e tyre, kjo godinë është shndërruar e tëra jo vetëm në një godinë që do ofrojë shërbime por me mbështetjen e artistëve të Vlorës të jetë sot një ekspozitë arti.

Në gjenezen e vlonjatëve ka artistë dhe në kodin gjenetik të tyre ka shumë njerëz që kanë frymëzim artisitk, do vecoja njërin që është më i dashuri për mua, kryeministri Rama dhe do kërkoja një duartrokitje të vogël edhe pse e di qe i keni duart e zëna. Për mua ka qenë një burim i madh frymëzimi që kur unë isha student”.