AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 18:47

Malltezi: Rama dhe Ahmetaj, në një aferë ku lëvizin 200 milionë euro

Malltezi: Rama dhe Ahmetaj, në një aferë ku lëvizin 200

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, se “po vjedhin qindra milionë euro”.

Malltezi e konsideroi nismën e qeverisë, atë të Inceneratorëve, si një skandal i madh jo vetëm mjedisor por edhe korruptib.

“Kemi prova për dhënie licencash për TECE edhe brenda parqeve kombëtare. Pra janë afera në të cilat Rama dhe Ahmetaj po vjedhin qindra miliona nga ky popull hallemadh. Në këtë moment që ka mbërritur Shqipëria, skandalet mjedisore nuk po tërheqin vëmendjen, por për fat të keq natyra po shkatërrohet. Lidhur me aferën e fundi atë të inceneratorëve, kemi të bëjmë me një aferë ku lëvizin 200 milionë euro”, tha Maltezi gjatë një interviste për Syri.net.