AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 16:20

Përdornin teknika të veçanta, arrestohen dy binjakët hajdutë shqiptarë

Përdornin teknika të veçanta, arrestohen dy binjakët

Eduard dhe Edmond Tushi, dy vëllezër binjakë, të njohur në kronikat gjyqësore italiane si “Gemelli Lupin” tashmë janë në prangat e policisë italiane.

Në fakt, arrestimi i fundit ka të bëjë me Eduardin (32 vjeç), pasi vëllai i tij binjak, Edmondi, është prej disa kohësh në burg për vjedhje.

Të dy vëllezërit, dyshohen se kanë bërë më qindra vjedhje duke përdorur disa teknika të veçanta, sidomos për të hapur bravat. Ata janë përgjegjës për vjedhje shtëpish dhe makinash.

Mediet italiane, shkruanin se për policinë ishte shumë e vështirë, për të dalluar se cili nga ata e kishte kryer vjedhjen individuale,  pasi ata kishin një profil gjenetik pothuajse identik, por pas një pune të hetimore karabinierët e Saçiles dhe Avianos, arritën në përfundimet e duhura.

Dy binjakët i magazinonin mallrat e vjedhur në një shkollë të braktisur në San Vendemino, atje edhe ku u arrestua duke fjetur Eduardi, i cili tani ndodhet në burgun e Pordenones.

TPZ.AL