TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
FC Struga, skuadra shqiptare nga Maqedonia u shpall fituese e turneut “Kupa Pavarësia 2017” që u zhvillua në Korçë!
Ndeshja e parë kundër KF Tirana përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Strugës me golashënues Migjen Sherifi.
Në finale u ndeshën FC Struga me ekipin shqiptar nga Mali i Zi, KF Otrant nga Ulqini, që eliminoi Lirinë e Prizrenit nga Kosova.
Fituesi u përcaktua pas gjuajtjeve të 11-metërshave (4-1).
Lojtari me i mirë i turneut u zgjodh Altin Lloga.
Kjo është hera e nëntë që zhvillohet ky turne, i cili më parë luhej në Vlorë.
TPZ.Al