TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë dyshohet se është shkaktuar nga uji i kontaminuar.
Sipas informacioneve paraprake, në tubacionet dhe depozitat e ujësjellësit është konstatuar prani e lartë bakteresh, ndërsa dyshohet edhe për ndotje nga ujërat e zeza, si dhe mungesë të klorifikimit të ujit.
Problematika nuk duket se është kufizuar vetëm te fëmijët e kopshtit. Shqetësime shëndetësore kanë shfaqur edhe banorë të lagjes përreth, duke ngritur dyshime se ndotja mund të ketë prekur një zonë më të gjerë.
Ndërkohë ISHP Vlorë ka deklaruar se kontaminimi erdhi nga depozitat dhe se çdo gjë është në rregull me analizat e ujit.
Rasti ka rikthyer në vëmendje problematikat e vazhdueshme me furnizimin dhe cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë.
Gjatë muajve të verës, qytetarët janë përballur me ndërprerje dhe vështirësi në furnizimin me ujë, duke shprehur vazhdimisht pakënaqësi për shërbimin e ujësjellësit.