TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përgjatë dy ditëve, me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit, nga ora 10:00 deri në orën 14:00 dyert e sallës së seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë do të jenë të hapura për qytetarët. Parlamenti do të organizojë aktivitetin “Dyert e Hapura” pranë sallës së seancave plenare, duke i dhënë kështu mundësi kujtdo që të vizitojë nga afër ambientet ku populli ushtron sovranitetin përmes përfaqësueseve të tij.
Një ndër vizitorët që tërhoqi vëmendjen e Report TV, ishte një djalosh i vogël që i ishte ulur në vendin që mban zakonisht në Kuvend kryeministri Edi Rama. I pyetur se përse kishte zënë vendin e Ramës, djaloshi tha “Sepse është i gjatë”. Por kur u pyet nëse do vepronte si ai, i mituri tha “Jo, sepse ai nuk bën gjëra të mira”, por se ishte ulur në kolltukun e kryeministrit në mënyrë që edhe ai në të ardhmen të bëhej kryeministër.
