SPORT, 5 Shkurt 2020, 14:30

Liverpul i trembet largimit të Van Dajk, bën gati rinovimin me pagë “faraonike”

Liverpul i trembet largimit të Van Dajk, bën gati rinovimin me


Para pak ditësh në mediet angleze qarkulloi lajmi se Juventus është gati të nisë një ofertë prej gati 180 milionë euro në drejtim të Liverpulit për të firmosur me Van Dajk.

U raportua se holandezi dëshiron të provojë eksperienca të reja dhe kampionët e Italisë ishin gati të investonin për mbrojtësin më të mirë të vitit të kaluar.

E gjithë kjo duket se ka shërbyer si një sinjal i fortë për Liverpul, në mënyrë që të kuqtë t’i rinovojnë kontratën Van Dajk dhe kjo të shoqërohet me një rritje të ndjeshme të pagës.

“The Independent” njofton se Liverpuli është gati ta bëjë mbrojtësin një nga më të paguarit te kampionët e Europës. Drejtuesit kanë gati një kontratë afatgjatë me një pagë prej 240 mijë euro në javë, që konvertohet në gati 14.5 milionë euro në vit.

Mbrojtësi holandez është një nga lojtarët më kyç të sukseseve të njëpasnjëshme të Klop dhe largimi i tij do të krijonte një boshllëk të pa zëvendësueshëm te Liverpul.

Van Dijk megjithëse është shfaqur në një moshë relativisht të madhe në nivelet e larta të futbollit Europian, do lërë gjurmë të mëdha në histori.

Atë e ndau një numër shumë i vogël votash për t’u bërë një nga mbrojtësit e paktë, që kanë arritur të fitojnë “Topin e Artë”.