TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Te Mançester Siti, mes shumë “halleve” të këtij sezoni, është edhe çështja e penalltive.
Djemtë e Guardiolës kanë një ngërç të madh për ta dërguar topin në rrjetë nga pika e bardhë.
Mbrëmjen e djeshme kundër Totenhem ishte Gyndogan, lojtari i radhës që humbi penallti për Sitin, moment kyç ndikues në mbarëvajtjen e ndeshjes.
Mançester Siti ka gabuar plot katër penallti, në gjashtë të goditura, nga plot tre lojtarë.
Gyndogan (1), Stërling (1) dhe Zhezus (2) kanë dështuar të shënojnë dhe i kanë shtuar Guardiolës një problem më shumë në këtë sezon, që për “qytetarët” nuk po shkon aspak mirë, ku Liverpuli i ka nxjerrë nga loja për titull.
I vetmi ekip, që ka regjistruar një rekord më negativ se Siti në këtë aspekt, është Mançester Junajtid. Djajtë e kuq kanë humbur shtatë penallti, që nga nisja e sezonit të kaluar të Premier Ligës.
Kjo është shifra më e madhe e ekipeve të kampionatit anglez.
Ndërkohë te Siti, nuk do jetë aspak çudi të shohim portierin Ederson të godasë penalltitë, duke parë se asnjë lojtar i sulmit nuk është i aftë t’i shndërrojë në gol dhe gardiani brazilian ka treguar aftësi shumë të mira me topin në këmbë. Edhe Guardiola është shprehur më parë se mund ta marrë Ederson atë rol.