SPORT, 3 Shkurt 2020, 15:21

Jo vetëm Bajerni, Reali futet në garë për të “rrëmbyer” lojtarin e City

Jo vetëm Bajerni, Reali futet në garë për të


Reali i Madridit i bashkohet garës me Bajernin e Mynihut, për shërbimet e Leroi Sane.

Siç raporton “Ok Diario”, madrilenët në verë do të bëjnë një tentativë për të rrëmbyer sulmuesin anësor të Mançester City.

Bajerni është skuadra që e ka vënë në shënjestër gjermanin, por një dëmtim i rëndë në fillim të sezonit, pengoi klubin bavarez të nënshkruante me futbollistin e talentuar.

Ndërkaq Reali, tashmë është gati të hyjë në “lojë” dhe të bëjë të vetin lojtarin gjatë merkatos së verës.

Leroi Sane nuk ka qenë më në preferencat e Pep Guardiolës, që nuk ka penguar largimin e tij.