SPORT, 3 Shkurt 2020, 14:30

Teuta reagon për bërrylat e Ngo në fushë: Lojtar mostër, i shkaktoi frakturë tre futbollistëve


Tirana mposhti ditën e djeshme Teutën me rezultatin 2-1, mirëpo durrsakëve duket se përveç rezultatit i kanë mbetur peng edhe lëvizjet në fushë të sulmuesit të bardhebluve, Majkëll Ngo.

Klubi durrsak nëpërmjet një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale ka bërë të ditur se lëvizjet me bërryl të britanikut, i cili në një moment u ndëshkua edhe me karton të verdhë, janë të përsëritura ndërsa i kanë shkaktuar frakturë tre futbollistëve të tyre.

Në këtë formë, Teuta kërkon që Ngo të bëhet pjesë e gjykimit në komisionet e FSHF, teksa e cilësojnë sulmuesin si një mostër në fushë.

Durrsakët në reagimin e tyre nuk harrojnë t’i bëjnë thirrje edhe arbitrave të tregohen më të vëmendshëm ndaj Ngo, pasi sipas tyre lëvizjet e tij janë me dashje.