SPORT, 3 Shkurt 2020, 15:19

Mbrojtësi i Fiorentinës “shfryn” ndaj juventinëve: Po tallet e gjithë Italia

Mbrojtësi i Fiorentinës “shfryn” ndaj juventinëve: Po


Federiko Çekerinit nuk i del inati për penalltinë e shkaktuar kundër Bentankurit dhe ka reaguar kundër tifozëve të Juventusit në rrjetet sociale. 

Mbrojtësi i Fiorentinës nuk është aspak dakord me vendimin e arbitrit dhe debaton ashpër me bardhezinjtë.

“Është duke u tallur e gjithë Italia me ju dhe nuk e kuptoni. Nuk keni mësuar kurrë respekt dhe ndershmëri në sport”, ishin disa nga komentet e Çekerinit në profilin e “Instagram”-it. Ndërkohë, tifozët bardhezinj nuk i kursenin komentet në drejtim të tij duke e konsideruar një lojtar të dobët që thjesht përdor arbitrin si alibi për këtë humbje.