TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpul po tregon dominimin e tij në kampionatin anglez, teksa matematika nuk i lejon ende të festojnë titullin kampion duke qenë se janë shkëputur me 22 pikë më shumë nga ndjekësit më të afërt, Mançester Siti.
Të kuqtë, në këtë formë mund të mendojnë më shumë edhe për Champions League, aty ku trajneri Klop kërkon të rikonfirmojë lojtarët e tij si më të mirët në Europë.
Por, për të vazhduar dominimin drejtuesit e anglezëve e kanë të qartë planin. Të blindojnë dy nga personazhet më të rëndësishëm në Anfield. Bëhet fjalë për portierin Alison dhe mbrojtësin Virxhil Van Dajk.
Liverpul pretendon t’iu ofrojë kontrata afatgjata për të shuar edhe zërat e merkatos në lidhje me futbollistët, duke qenë se së fundmi u përfol për një interesim nga ana e Juventus për mbrojtësin holandez.
Van Dajk dhe Alison u transferuan te Liverpul para dy viteve respektivisht për shumën e 75 dhe 65 milionë paundëve.
Në fillim, të kuqtë u kritikuan për çmimin e lartë, por performanaca e futbollistëve në fushë ka qenë e jashtëzakonshme, ndaj tashmë ngulmohet për të arritur rinovimin.
Më parë gjatë, kontratë afatgjate me Liverpul nënshkruan edhe Trend Aleksander Arnold, Robertson dhe Xhoe Gomez.