TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas dëmtimit të Dembele Barcelona ka vetëm 16 lojtarë në skuadrën e parë, kur duhet të ketë të paktën 18.
Në këtë situatë, qeveria e futbollit spanjoll pritet t’i japë katalanasve gjysmë muaji kohë për të firmosur me një lojtar brenda territorit spanjoll, por më parë duhet të nxjerrë nga lista e këtij sezoni Osman Dembele.
Klubi blaugrana po studion për emra si Angel i Getafes, Pedri i Las Palmas, apo Stuani i Zhironës.
Gjithashtu mund të shqyrtohet edhe rikthimi i Rafinja apo Kristian Tejo.
Lojtari, që Barça mund të marrë në këtë “kohë shtesë” të merkatos, lejohet të luajë në La Liga dhe Kupën e Mbretit, por jo në Champions, pasi merkatoja në kontinent është mbyllur më fillimin e muajit shkurt dhe nuk e marrin parasysh rregullin e La Ligas.
Gazeta pranë klubit katalanas, “Mundo Deportivo” zbulon se Manaj është gjithashtu një alternativë për sulmin katalanas.
Ai i ka pëlqyer trajnerit Setien, megjithatë Barça nuk dëshiron të rrezikojë dhe po tenton për një tjetër blerje.
Në krahasim me lojtarin, që pritet të vijë, Manaj e favorizon fakti se sulmuesi i kombëtares sonë mund të luajë në të gjitha kompeticionet.
Kështu, mund të themi se 22-vjeçari do të ketë më shumë shanse të grumbullohet në Champions se në La Liga.