TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë gati për tu bërë prindër.
Aktorja dhe moderatorja e ka shprehur disa herë këtë dëshirë që nuk ka ngurruar ta përsërisë edhe në studion e “N’majë t’gjuhës” ku ishte e ftuar.
Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës. Përveç vajzës së madhe të Markut e cila studion në Amerikë, 3 fëmijët e tjerë jetojnë me çiftin.
Producentja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur momenti.
“Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo.
E përveç këtij lajmi të ëmbël, në intervistën e saj nuk kanë munguar as lotët. Rreth dy vite më parë, aktorja pësoi një ndër humbjet më të mëdha në jetën e saj, atë të babait. Pavarsësisht se koha kalon, ka dhimbje të cilat nuk harrohen e as nuk pakësohen ka rrëfyer ajo.
“Për çdo fjali që më thoshte babi im. Më mungon shumë. Sidomos në momentet e suksesit, atje ja ndjej mungesën më shumë se askujt. Unë rrethohem me shumë dashuri dhe me njerëz që më mbështesin, por fatkeqësisht askush nuk po mundet me zënë sado pak vendin e tij”, tha Rudina mes lotësh. Kjo bisedë e ndjerë preku edhe vetë Xheraldina Vulën, moderatoren e emisionit.